E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kutitë” në dorë të Komisionit të Ligjeve

05/03/2010 Kuvendi miraton kërkesën e socialistëve për shqyrtimin e projekteve për hetimin e zgjedhjeve

Topalli: Draftet janë antikushtetuese, në bazë të Rregullores kisha mundësi t’i refuzoja

Komisioni parlamentar i Ligjeve do të jetë përcaktues kryesor i “fatit” të luftës politike të opozitës parlamentare përmes dy nismave për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Pas debateve pozitë-opozitë, seanca miratoi me 125 vota pro shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të dy projekteve në fjalë. Ato do të kalojnë në sitën e komisionit të Ligjeve për të paktën 3 seanca mbledhjeje, nga i cili do të marrin gjykimin nëse janë në përputhje me Kushtetutën e vendit ose jo. Deri në këtë vendim Kuvendi kaloi në debate, akuza dhe retorikë të të dyja palëve. Fillimisht ishte Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës. Deputetët e saj zunë vend në Kuvend dy orë pas fillimit të seancës, në momentin e votimit për futjen në kalendar të punimeve të dy drafteve të saj. “Kërkohet që të ngrihet një komision hetimor mbi një draft. Është e pamundur. Si Kryetare e Kuvendit, unë kisha mundësi, bazuar te Rregullorja dhe duke i parë draftet që të dyja janë antikushtetuese, t’i refuzoja. Por unë kam detyrë t’u tregoj shqiptarëve se ai i ka gënjyer kur ka thënë se ka një ligj për hapjen e kutive. Ata kërkojnë që kohëzgjatja e komisionit hetimor të jetë 12 muaj. Kjo do të thotë destabilitet. Së dyti, me këtë ligj ata kërkojnë që mazhoranca të kthehet në minorancë me ligj. Së treti, kërkohet që komisioni hetimor të jetë i pakushtëzuar në objektin e tij, duke mos marrë në konsideratë në këtë rast vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit legjislativi nuk ka kompetenca të pakushtëzuara”, theksoi Topalli. Me hyrjen në seancë të socialistëve u shënuan edhe përplasjet e para politike mes Kryeministrit Berisha dhe kreut të grupit kuvendor, Gramoz Ruçi. Ky i fundit, pasi akuzoi mazhorancën për mungesë vullneti për zgjidhjen e krizës politike në të cilin është futur Parlamenti, paraqiti edhe disa raste që, sipas tij, dëshmonin se Qeveria kishte lejuar përdorimin e kartave false të identitet gjatë procesit zgjedhor. “Ju po e shpërfillni nismën tonë duke e anatemuar atë. Kjo është një krizë politike dhe si e tillë kërkohet zgjidhje me mënyra politike dhe jo me procedura parlamentare. Kam dy karta identiteti të një zonje nga Tropoja, i ka false. Një zotëri nga Dibra ka dy të tjera false. Edhen një zotëri tjetër me 3, të tria false. Më e rënda është një qytetar me katër karta identiteti, dy në Korçë, dy në Tiranë”, deklaroi Ruçi. Si Kryeparlamentarja Topalli, ashtu edhe Kryeministri Berisha e sugjeruan kundërshtarin e tyre politik që t’i drejtohej prokurorisë. “Një protestues natyral si Sali Berisha mos mendoni se mund ta impresiononi me protesta. Hajde dhe ulemi dhe ta përpunojmë atë projektligj. Sa për ato kartat e identitetit, merrini dhe çojini në prokurori. Ju garantoj se sistemi i identifikimit të qytetarëve si sistem është një nga më të sigurtat. Por të paraqesësh pseudofakte, në kohën që Shqipëria aplikon për viza, ka të bëjë me qëllime të mbrapshta. Ti lëviz me pasaportë diplomatike, por ka shumë qytetarë që presin pas dyerve të ambasadave për të takuar njerëzit e vet, është shumë e rëndë”, i tha ai Ruçit. Kuvendi nuk mundi të votojë projektin që synon ngritjen e gjykatave administrative.

Komiteti Parlamentar Shqipëri-BE

Arben Malaj

Ermelinda Meksi

Ditmir Bushati

Ilir Beqja

Saimir Tahiri

Taulant Balla

Valentina Leskaj

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të OSBE

Arta Dade

Komiteti Parlamentar i NATO

Pandeli Majko

Delegacioni në Asamblesë Parlamentare KiE

Arben Ahmetaj

Damian Gjiknuri

Olta Xhaçka

Projekti

Ndryshimet që parashikohen për ligjin e komisioneve hetimore është çelësi i opozitës për të përcaktuar objektin e hetimit, mbi të cilin do të funksionojë edhe komisioni hetimor që ata këmbëngulin të ngrenë për hetimin e 28 qershorit. “Në rastet kur objekti i hetimit lidhet me çështje të zgjedhjeve të përgjithshme dhe në shërbim të hetimeve mbi çështjet, shumica e anëtarëve të komisionit mund të vendosë hapjen e një apo disa kutive të materialeve zgjedhore apo disa kutive të fletëve të votimit, duke kryer rinumërimin e tyre.”

Përgjegjësitë

Konflikti politik mes palëve për zgjedhjet e ka zhvendosur diskutimin edhe te vonesat e secilës qeveri për përshpejtimin e liberalizimit të vizave. “Ju duhet t’u jepni llogari shqiptarëve, sepse akoma sot s’kanë viza, ndërsa Serbisë, Maqedonisë dhe Mali i Zi, po”, tha socialisti Ruçi. Në kundërpërgjigjen e tij, kreu i Qeverisë shqiptare, Berisha, tha se: “Serbia i mori vizat, sepse kur këto vende i shkatërronin klanet, Nehatët bënin ligjin në Tiranë dhe Aldo Baret në Lushnjë, dhe kur shqiptarët vriteshin në kufij, ata lëviznin në Evropë.”

Betimi i Isarajt

Seanca e radhës së Kuvendit nisi me betimin e deputetit të Partisë Socialiste, Qarku Vlorë, Arben Isaraj, si deputet i legjislativit shqiptar. Ai ishte i vetmi deputet i opozitës i pranishëm në sallë, pasi nuk mundi të bëjë betimin e tij javën e shkuar. Një javë më parë opozita, pasi bëri betimin e saj në Kuvend duke thyer bojkotin, u largua pas një ore duke iu rikthyer atij. Në këtë mënyrë, deputetët e selisë rozë, ashtu edhe Isaraj dje, respektuan një pikë të Kushtetutës së Shqipërisë, gjë që duhet ta kishin bërë 6 muaj më parë.

Takimi Topalli-Ruçi

Provokim të mazhorancës e ka cilësuar PS-ja përcaktimin në fund të rendit të ditës të punimeve të Kuvendit, votimin për ndryshimin e kalendarit trejavor. I zhgënjyer nga kjo, edhe pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi, akuzoi mazhorancën për zvarritje të procedurave kuvendore, ndërkohë që pritet zgjidhja e krizës parlamentare. “Ju e dini që opozita s’ka marrë pjesë deri tashmë dhe nuk ka për të marrë pjesë. Ky është një provokim dhe opozita s’është numër në një Parlament”, tha Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›