E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë i moshuari, shkak infarkti në zemër

05/03/2010 Ngjarja tek presidenca

TIRANE- Një 61-vjeçar është gjendur i pajetë pranë selisë së presidencës në Tiranë. I moshuari me inicialet L. E., është gjendur i shtrirë nga kalimtarët në njërin prej trotuareve. Sapo kanë konstatuar viktimën, kalimtarët e rastit njoftuan menjëherë policinë e Tiranës, efektivat e të cilës shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Nga veprimet hetimore të kryera, është konstatuar se 61-vjeçari ka qenë i shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë. Lidhur me ngjarjen policia ka marrë në pyetje dëshmitarët, me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj çështje. Dyshohet se shkak i vdekjes është bërë një infarkt kardiak, që ka pësuar në zemër i moshuari. Nisur nga kjo në vendin e ngjarjes është parë të ofrohet edhe një ambulancë e spitalit, e cila ka transportuar viktimën në morgun e kryeqytetit. Aktualisht mësohet se i moshuari me iniciale L. E. është marrë nga familjarët dhe të afërmit e tij, për t’i kryer nderimet e fundit mortore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›