Plagosja e dy oficerëve, shkak gabimi i teknikut
05/03/2010 U rrëzuan nga helikopteri
TIRANE- Plagosja e dy oficerëve të forcave speciale në repartin e Zall Herrit në kryeqytet ka ardhur si pasojë e moskoordinimit të lëvizjes së helikopterit dhe teknikut që lëshonte litarët gjatë stërvitjes ushtarake. Ky përfundim ka ardhur nga hetimet e para të policisë. Sipas dëshmive të specialistëve që kanë shkuar në vendngjarje, incidenti me dy oficerët e forcave speciale mund të ishte kthyer në një tragjedi, nëse lartësia e helikopterit do të kishte qenë disa metra më e lartë nga toka. Dy oficerët e plagosur janë Albert Kuçi, i cili ka thyer njërin krah dhe Alban Kurti, i cili ka pasura shembje në trup. Oficerët u plagosën gjatë stërvitjes që bënin duke zbritur me litar nga helikopteri. Sipas dëshmive, ka qenë tekniku i helikopterit ai që ka lëshuar litarin duke rrëzuar disa metra larg tokës dy efektivat e forcave speciale. Aktualisht dy efektivat janë nën trajtimin e mjekëve të Spitalit Ushtarak.