Kuvajti do të mbështesë projektet infastrukturore në Shqipëri
TIRANË-"Kuvajti do të mbështesë projektet infrastrukturore në Shqipëri. Ne do të rrisim investimet tona në vendin tuaj dhe Fondi kuvajtian do të vijojë financimet për projekte konkrete", tha sot kryetari i Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Jassim Mohammad Al-Kharaf, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Vizita e kryetarit Jassim Mohammad Al-Kharafi është e para e këtij niveli në Shqipëri, me ftesë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
"Jam e nderuar t'ju pres ju si mik të veçantë në Shqipëri. Vizita juaj është një simbol domethënës i miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy parlamenteve dhe dy vendeve".
Nga ana e tij, z.Al-Kharafi tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kuvajtit janë një model bashkëpunimi dhe forca qëndron tek uniteti me njëri-tjetrin. "Bashkëpunimi parlamentar dhe qeveritar është i një niveli të lartë dhe jemi të vendosur që të intensifikojmë edhe më tej bashkëpunimin në interes të të dy vendeve", theksoi Al-Kharaf.
Pasi ndanë mendimin për nxitjen e bashkëpunimit ndërparlamentar, bashkëpunimi ekonomik ishte temë qendrore e bisedës mes dy zyrtarëve. Kryetarja e Kuvendit, duke shprehur mirënjohjen për gjithë mbështetjen financiare me projekte konkrete si për qendrën e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë tha se është koha për të organizuar në Tiranë një Forum të Përbashkët Bashkëpunimi Ekonomik.
"Shqipëria, tha z.Al-Kharafi, është një vend i pasur në vlera, ndaj dhe tek Kuvajti do gjeni gjithmonë një partner bashkëpunimi."
Kryeparlamentarja theksoi se "ju keni promovuar gjithmonë progresin dhe paqen në rajon". Sipas saj, shenjë konkrete për bashkëpunimin, veçanërisht mes biznesit, do të ishin heqja e vizave, si dhe vendosja e një linje ajrore direkte mes dy vendeve.
(d.b/BalkanWeb)