E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrezat e makinave drejt fundit afati i aktit normativ

E premtja e kësaj jave do të shënojë dhe ditën e fundit të funksionimit të bizneseve që grumbullojnë mjetet motorike të daja jashtë përdorimit dhe pjesët e tyre. Akti normativ i miratuar para një muaji përcakton qartë që këto biznese nuk do të mbyllen, por duhet të funksionojnë me lejet përkatëse dhe të paktën një kilometër larg rrugëve kombëtare.

“Nuk është qëllim në vetvete mbyllja e këtyre bizneseve, por thjesh disiplinimi i tyre. Pasi ato, po të kishin zbatuar ligjin me disa kushte të thjeshta mjedisore, mund të ishin konformuar dhe nuk do lindte kjo problematike kaq e rënduar”, tha Edlir Orozi, drejtor Juridik i Ministrisë së Mjedisit.

Pas daljes së Aktit Normativ insopektorët e mjedisit nisën verifikimin e situatës në terren. Në të gjithë vendin funksionojnë rreth 300 vendgrumbullime të mjeteve, të cilat pas datës 7 tetor duhet të jenë të zhvendosura nga akset rrugore. Akti Normativ u kundërshtua me argumente të ndryshme nga opozita.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›