Vlonjati ekstradohet nga Greqia, u dënua me 7 vjet burg
TIRANE- Një 31 vjeçar i dënuar për “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike“ është ekstraduar nga Athina për të kryer në Shqipëri dënimin prej 7 vjet e 4 muaj burg. Ekstradimi i Luan Qatip Delaj nga Vlora u bë sot pasdite nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ne datën 13. 12. 2006, ka dënuar shtetasin e mësipërm me 7 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike“.
Shtetasi Luan Delaj eshtë shpallur fajtor pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në datën 30.04.2006, në fshatin Peshkëpi, Vlorë, kanë transportuar për qëllime përfitimi një sasi prej 302 kg lëndë narkotike të llojit kanabis Sativa. Më 22 qershor 2011, policia greke arrestoi Delajn për llogari të drejtësisë shqiptare në Athinë.
(s.g/BalkanWeb)