E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvajti mbështet projektet e Bashkisë së Tiranës për infrastrukturën

Gjatë takimit, z.Basha dhe z. Al-Kharafi biseduan për çështje me interes  të ndërsjellët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e njohu zyrtarin e lartë kuvajtian me projektet dhe planet e zhvillimit të qytetit të Tiranës.  Gjithashtu, të dy palët biseduan edhe për të forcuar marrëdhëniet midis investitorëve të biznesit kuvajtian dhe atij shqiptar, në veçanti të Tiranës, në funksion të zhvillimit ekonomik të Tiranës dhe krijimit të shanseve për punësimin e qytetarëve të Tiranës. Kryetari i Asamblesë kombëtare të Kuvajtit, shprehu mbështetjen e shtetit të tij për projektet e Bashkisë.

Pas takimit, z.Basha dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, vizituan sheshin “Skenderbej” dhe panë nga afër punimet në këtë projekt të mundësuar nga ndihma financiare e Emirit të Kuvajtit, z.Sabah Al-Ahmed Al-Sabber Al-Sabah. Më tej, z.Basha dhe z.Jassim Mohammad Al-Kharaf u shprehën para medias. “Unë jam me atë çka i bën mirë popullit të Tiranës dhe Shqipërisë. Nëse vizioni është për të mirën e popullit dhe qytetarëve të Tiranës, politika jonë si kuvajtianë është të mos ndërhyjmë në çështje që i përkasin ekzekutivit”, u shpreh Al-Kharaf pyetjes së bëri rreth ndryshimit të projektit. /Start/

                                                                                             2011-10-08 08:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›