Sydow: Partitë në Shqipëri, si komuniste

Ai vlerëson si pozitive pranimin e rezultatit te zgjedhjeve nga popullsia, përfshirë edhe zgjedhjen e kryebashkiakut te Tiranes dhe angazhimin politik për reformën zgjedhore
Ndërkohë që deklaron se skena politike, dominuar nga polarizimi partiak, ka zhgënjyer shqiptarët. Intervista për Deutsche Welle jepet një ditë pas miratimit në KiE të rezolutës për Ballkanin, përfshirë edhe pjesën për Shqipërinë.
“Në përgjithësi Ballkani perëndimor po ecën në drejtimin e duhur. Aspektet problematike kanë të bëjnë me Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjë- Hercegovinën. Në Kosovë Këshilli i Europës është i shqetësuar sidomos në pikat e kontrollit në kufi me Serbinë dhe vazhdimin e dhunës, gjë që bllokon progresin e bisedimeve Prishtinë –Beograd, të ndërmjetësuara nga BE. Në Shqipëri skena politike dominohet nga polarizimi partiak, i cili ka zhgënjyer shqiptarët në dekadat e fundit. Zhvillim pozitiv është anëtarësimi i afërt i Kroacisë në BE, stabiliteti politik në përgjithësi i rajonit”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, të dyja partitë kryesore janë të ndikuara nga sistemi komunist. "Situata politike shfaqet e ngrirë në pamjen e saj për pothuaj rreth 20 vite. Të dy partitë kryesore politike nuk kanë treguar vullnet politik për të arritur konsensus për çështje thelbësore. Që të dyja partitë kryesore, lidhur me demokracinë e brendshme në parti, kanë ende ndikime nga sistemi i vjetër politik në Shqipëri", theksoi Sydow. /Start/
2011-10-08 08:53