E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pritje ne ligjit per ankandet publike

Ne mbledhje e qeverise u diskutua edhe per projektligjin “Per ankandin publik”, i cili do te rriste transparences, por do te ishte edhe nje mundesi me shume ne fushen e prokurimeve. Kryeministri Berisha beri te ditur nisjen e hartimit te ketij projektligji. Ai u shpreh para mediave se projektligji i ankandit publik kompleton legjislacionin e prokurimeve dhe koncesioneve. Kryeministri Berisha vleresoi diten e djeshme se projektligji i ankandit publik eshte nje ligj i domosdoshem per kompletimin e trupit te ligjeve te prokurimeve dhe koncesioneve. “Me ligjin e ankandit publik i jepet pergjigja me e mire ketij problemi dhe sigurohet nje transparence me e madhe dhe rregulla me te ndershme”, - tha gjate mbledhjes se qeverise Kryeministri Berisha. Keshilli i Ministrave miratoi ne parim gjate mbledhjes se sotme projektligjin “Per ankandin publik”.

13 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›