E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend- Çuli, të kontrollohen municionet

Diana Çuli, deputetja e PSD-së ka kritikuar qeverinë për ngjarjet e ndodhura dje në Elbasan dhe Korçë, ku disa persona u plagosën nga shpërthimi i minave. Ajo u shpreh se nëse muncionet ushtarake nuk do të kontrollohen nga shtetiatëherë ngjarje të ngjashme me Gërdecin do të përsëriten. ' Për fat të keq në asnjë vend demokratik nuk ndodh që bomba të çmontohet afër banorëve. Nëse do të ndodhin sërish ngjarje si ajo e Gërdecit, qeveria do të thotë se nuk dinte gjë'- ka pohuar ajo.

Çuli ka kritikuar gjithashtu qeverinë edhe për arrestimin e aktivistëve të AMGJV-së në Vlorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›