E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafë-Thanë, kamionët shkarkojnë mineral në asfalt

 

Kamionët e rëndë të ngarkuar me mineral hekur-nikel, që udhëtojnë drejt Maqedonisë, kanë muaj që janë një problem i madh për udhëtarët e segmentit rrrugor Prrenjas-Qafë Thanë. Ata shkelin rregullat duke shkarkuar një pjesë të mineralit në anë të rrugës dhe krijojnë një re pluhuri të kuq gjatë ditëve të ngrohta.

Për shkak të pluhurit ka pasur aksidente, bën të ditur policia rrugore.

Sipas drejtorit të Zyrës Rajonale të Mjedisit, Beqir Kila firma private nuk ka respektuar detyrimet për të ruajtur mjedisin.

Kamionët udhëtojnë të pambuluar, ata vijnë nga miniera e Mokrës dhe shkojnë në Maqedoni. Shoferët duke qenë se i druhen penalizimeve nga policia maqedonase e shkarkojnë ngarkesën e tepërt të mineralit, para se të hyjnë në doganën e Qafë Thanës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›