E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Berisha: Rezoluta, Shqipëria më pranë BE-së, do realizojmë çdo reformë

Rrëzohet kandidatura e Sokol çomos, ligjvënësit miratojnë Mehdi Bicin


Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot gjatë seancës plenare në Kuvend miratimin e rezolutës për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, duke e konsideruar këtë si një shtysë domethënëse për afrimin e vendit me BE-në. Kreu i qeverisë vuri në dukje se rezoluta parashtron një sërë kërkesash, ndërsa garantoi se qeveria është e angazhuar për të ndërmarrë çdo reformë dhe do zbatojë çdo vendim në mënyrë që procesi i integrimit të vendit të jetë një proces i pandalshëm dhe i vlerësuar në bazë të meritës. Duke i bërë apel opozitës për bashkëpunim, Berisha i kërkoi të fillojë shqyrtimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të 28 qershorit. Shefi i ekzekutivit nënvizoi se opozita do ketë mundësi të hartojë të gjitha amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. “Parlamenti Europian kërkon bazuar në kërkesën e opozitës hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve dhe përcakton këtë objekt hetimi të komisionit hetimor parlamentar si dhe amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. U bëj thirrje të fillojmë pa vonesë shqyrtimin e materialeve të votimit”- u shpreh në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha.


Rrëzohet kandidatura e Sokol çomos, ligjvënësit miratojnë Mehdi Bicin


Kuvendi hodhi poshtë sot me 64 vota kundër, 4 ‘pro’ dhe 3 abstenime kandidaturën e Sokol çomo ndërsa ka votuar ‘pro’ kandidaturës së Medi Bicit për në Gjykatën e Lartë. Deputetët e mazhorancës me anë të votimit të hapur kanë rrëzuar kandidaturën e çomos ndërsa kanë votuar me 72 vota pro për Medi Bicin. Ndërkohë deputetët e LSI-së Dritan prifti dhe Nasip Naço kanë votuar pro kandidaturës së çomës ndërsa deputetët e PDU-së Shpëtim Idrizi dhe Tahiri kanë abstenuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›