Blushi: Rama, frikë nga humbja - përjashtimi i kandidatëve për kryetarë partie nëpër rrethe, vendim i montuar

Krizë në selinë rozë për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të PS-së në rrethe, rrëzohen propozimet e bazës
Një prej përfaqësuesve të mendimit ndryshe në Partinë Socialiste, deputeti Ben Blushi, ka reaguar sot ndaj qëndrimeve bizantine të Edi Ramës, i cili një ditë më parë i kërkoi kryesisë përjashtimin nga radhët e partisë të 100 kandidatëve për kryetarë të PS-së në rrethe. Sipas Blushit, ky është një vendim që le një shije të hidhur pasi ka patur shumë reagime nga kandidatët, pasi vendimi për përjashtimin e tyre duhet të bëhet mbi një kriter të fortë besnikërie në parti. “Mbledhja e djeshme më la një shije të keqe. Kandidatët e hequr nga lista duhet të kërkojnë rikthimin e tyre, pasi deklaroi se gjatë heqjes së tyre në mënyrë të padrejtë pati reagime, pasi ky veprim duhet të bëhet mbi një kriter të fortë besnikërie në parti. Shumë anëtarët kryesie reaguan ndaj këtij vendimi të padrejtë ku u përjashtuan gjysma e kandidatëve të PS-së të propozuar nga baza për vendet e 36 kryetarëve të PS-së në rrethe. Gjysma e kandidatëve u përjashtuan me vendim të kryesisë së PS-së, ndaj u bëj thirrje të përjashtuarve të kërkojnë të rikthehen, me synimin për të arritur një proces demokratik të zgjedhjes së tyre”- tha Blushi. Deputeti Blushi i është referuar gjithashtu dhe qëndrimit apolitik të opozitës për të mos votuar asnjë ligj në Kuvend dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas tij, nëse PS bojkoton zgjedhjet, atëherë do të thotë se brenda tyre ekziston frika e humbjes. Ai e konsideroi bojkotin si një anë politike të pafrytshme dhe nëse përsëritet do ta fusë PS-në në një krizë të re.
...