E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Kodi Civil bashkon PS-PD, Ruçi: Po vononi reformat

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate seancën e sotme plenare mes kryeparlamentares Topalli dhe kreut të Grupit parlamentar të PS-së Gramos Ruci, sa i takon situatës së krijuar në veri dhe verilindje të vendit për shkak të emergjencës së shkaktuar nga bora. Ruci shrehu gatishmërinë e opozitës për bashkëpunim, ndërkohë tërhoqi vëmendje  për mos prezencën e kryeministrit Berisha në sallë. Kryetarja Topalli e ndërpreu duke i thënë se është jashtë rendit të ditës dhe se për një cështje tillë duhet të kishte bërë më parë kërkesë për interpelancë. 

Ndërkohë që PS ka paraqitur planin e masave afatshkrutra dhe afatmesme për të ardhur në ndihmë banorëve të izoluar në veri. Debate mes Braces e Patozit pë planin e masave.

KUVENDI SHTYN PUNËN E KOMSIONIT HETIMOR
Ora 14:55 Kuvendi shtyn Kuvendi miratoi me 70 vota pro dhe 60 kundër, shtyrjen me dy javë të punës së komisionit hetimor për Kreshnik Spahiun. Komisioni hetimor për veprimtarinë e Kreshnik Spahiut, si numri 2 i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i kërkoi Parlamentit shtyrjen e afateve të hetimit, të paktën edhe me 10 ditë. Shkak për një kërkesë të tillë u bë dokumentacioni i dorëzuar nga KLD, për veprimtarinë e këtij institucioni.

MIRATOHEN NDRYSHIMET NË KODIN CIVIL
Ora 13:45 Kuvendi miraton me 129 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndryshimet në Kodin Civil Të Republikës së Shqipërisë.

Tashmë, sipas ndryshimeve në Kodin Civil, një person nuk mund ta padisë shpifësin ose fyesin, më vonë se një vit nga kryerja e këtyre veprave, ndërkohë që më parë ky afat ishtë 3 vjet. Deputetët e komisionit të ligjeve, vendosën që në Kodin Penal të dënohen dhe shpifjet në internet përfshi këtu rrjetet sociale si “Facebook”, “Tëitter”, “You-tube” etj. Kjo masë parashikohet “në rastet kur cënimi është kryer mes komunikimeve elektronike dhe nëpërmjet internetit, afati I parashikimit llogaritet nga data e publikimit fillesar”, – thuhet në propozimin për shtesë pas shkronjës “dh” të nenin 115.

RUCI: VONESAT NË LIGJET ME 3/5 NË DËM TË SHQIPËRISË
13:40- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci, ka akuzuar sot maxhorancën në Parlament se është duke vonuar reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, të kërkuar për integrimin e vendimit. Sipas Rucit, një vonesë e tillë është në dëm të Shqipërisë dhe jo të mazhorancës.
“Duke qënë që proceduarat nuk janë zbatuar nuk duhet ta kishit përfshirë në rendin e ditës. Ne kemi miratuar 3 marrëveshje për ligjet me shumicë të cilësuar ku opozita është treguar korrekte, për reformën zgjedhore që është pika e parë e rekomandimeve të KE-së dhe reforma parlamentare që nuk po ecet dhe nuk ka as merakun më të vogël nga shumica për të. Ne do ta japim prezën tonë për ta kaluar sot në seancë për të dhënë mesazhin që nuk është opozita që po pengon por është mazhoranca që po zvarrit reformën parlamentare dhe reformën zgjedhore” ka theksuar Ruçi.

PATOZI: PLANI I PS KUNDËR BANORËVE TË IZOLUAR
Ora 12:00- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Astrit Patozi deklaroi se qëllimi kryesor në këtë situatë është shpëtimi i jetëve njerëzore dhe ai i hapjes së rrugëve, ndërsa i'u përgjigj deputetit të PS-së Erjon Brace, se plani që opozita propozon ka për qëllim të vonojë misionin e ministrave në terren, dhe se është kundër banorëve të izoluar që nuk kanë nevojë për fjalë por për ndihma konkrete.

“Ky plan vonon ministrat dhe deputetët që të kthehen pranë zonave të bllokuara, vonon misionin e ndihmës, opozita do të bllokojë Kuvendin. Plani është kundër banorëve, ata s’kanë nevojë për plan dhe fjalë boshe. Ne miratojmë ligje dhe vendime, nuk merremi me plane, ndërsa njerëzit nuk ndimohen as në Twitter as në Facebook”, tha Patozi.

Plani i opozitës, tha Patozi është hartuar në një kohë kur qeveria ka përveshur mëngët dhe ndodhet në terren. Patozi akuzoi më tej Ramën, se po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë, duke i ndarë shqiptarët në të majtë dhe në të djathtë.
“Mos i mbuloni me dëborë edhe rrugët e zhbllokuara, mos nxisni panik. Cfare është kjo opozitë që ngre shtab më vete? Rama ka në mendje vetëm pushtetin e vetë, nuk i interesojnë banorët në veri”, tha ai.

BRACE: KRYEMINISTRI REFUZON TË BËJË DETYRËN, JA MASAT E PS
Ora 11:43- Deputeti Braçe paraqiti në Kuvend planin e masave afatshkrutra dhe afatmesme, që sipas tij duhet të merret në konsideratë menjëherë.
“Në kushtet kur kryeministri refuzon të bëjë detyrën pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore duke mos informuar Kuvendin, në kushtet kur ngjarjet e dy ditëve të fundit dëshmojnë për mungesën e një plani të ndërhyrjes konkrete në terren, një plan masash financiare, ne duke insistuar për të bashkëpunuar, ofrojmë masat që duhen ndërmarrë”, tha Brace.

Plani emergjent i PS-së parashikon identifikimin e kostove të emergjencës për mbajtjen hapur të rrugëve që lidhin komunat me njëra-tjetrën, fshatrat me njëri-tjetrin dhe fshatrat me komunat; kthimin në eficencë të plotë të ujësjellësve, furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave, furnizim me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj, furnizim me ushqim në sasi të mjaftueshme edhe për 3 muaj.

Plani i PS-së parashikon gjithashtu alokimin e granteve të planifikuara në buxhetin e shtetit për komunat dhe bashkitë në nevojë, alokim të fondeve për ndërhyrje të menjëhershme; alokim të fondeve për ndihmën ekonomike në një masë të plotë 4-mujore; alokim të fondeve shtesë për familjet që do bien në varfëri për shkak të dëmeve, në masë të plotë dhe të paktën për 4 muaj; alokim i menjëhershëm i fondit të buxhetit të shtetit për ndërtimin e digave, për t’u paraprirë atyre fenomeneve që mund të ndodhin nga shkrirja e menjëhershme e dëborës etj.

Deputeti Braçe ndër të tjera, i bëri thirrje komuniteteve fetare që të vënë në dispozicion të banorëve të izoluar ato para që qeveria ua vuri dje në dispozicion.

BORA, RUCI: GATI TË BASHKOJMË FORCAT
Ora 10:30- Kreu i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruci nga foltorja e Kuvendit, ku ishte i ftuar të fliste për rendin e ditës, i bëri thirrje mazhorancës që të bashkojë forcat me opozitën në situatën në të cilën ndodhet vendi, ndërkohë që shprehu se shqetësimin e mungesës së kryeministrit Berisha në Kuvend.
“Vendi po kalon një situatë jo normale si rezultat i fatkeqësisë. Në një situatë të tillë kreu i ekzekutivit të vendit duhet të vinte në Parlament dhe të informonte për situatën në të cilën ndodhemi dhe të kërkonte edhe mendimin e deputetëve majtas dhe djathsas. Fatkeqësia duhet të na bashkojë. Jemi gati të bashkëpunojnë”,- theksoi Ruci.
Topalli e ndërpreu duke i thënë se është jashtë rendit të ditës dhe se për një cështje të tillë duhet të kishte bërë më parë kërkesë për interpelancë.

Replikat, Topalli-Ruci
Topalli: Je jashtë rendit të ditës zoti Ruci.
Ruci: Zonjë është fatkeqësi e madhe.
Topalli-deputëtëve të PS: Mos bëj ciu ciu
Topalli-Rucit: Je jashtë rendit të ditës.
Ruci: Kjo fatkeqësi duhet të na bashkojë
Topalli: Po thyen rregulloren e parlamentit.
Ruci: Bora që ka rënë nuk pyet për procedurën.
Topalli: Je jashtë rendit. Ndërpritet seanca.

Kodi Civil dhe ermgjencat nga bora priten debate në Kuvend
Ora 10:40 Kuvendi i Shqipërisë pritet të fillojë senacën plenare në orën 10:00. Në rendin e ditën parashikohen 10 pika, ndërkohë që ligji më i rëndësishëm që pritet të diskutohet është ai për disa ndryshime në Kodin Civil, pasi kërkon unanimitet nga të dyja palët.

Tashmë, sipas ndryshimeve në Kodin Civil, një person nuk mund ta padisë shpifësin ose fyesin, më vonë se një vit nga kryerja e këtyre veprave, ndërkohë që më parë ky afat ishtë 3 vjet. Deputetët e komisionit të ligjeve, vendosën që në Kodin Penal të dënohen dhe shpifjet në internet përfshi këtu rrjetet sociale si “Facebook”, “Twitter”, “You-tube” etj. Kjo masë parashikohet “në rastet kur cënimi është kryer mes komunikimeve elektronike dhe nëpërmjet internetit, afati I parashikimit llogaritet nga data e publikimit fillesar”, – thuhet në propozimin për shtesë pas shkronjës “dh” të nenin 115.

Në pjesën e dytë të senacës plenare, pritet që opozita të propozojë planin e saj të masave për situatën e krijuar në vend nga bora. PS ka paraqitur dje planin e masave afatshkrutra dhe afatmesme që do ti paraqitet Kuvendit gjatë seancës së sotme, masa të cilat sipas saj i japin zgjidhje situatës së pazakontë të krijuar në veri dhe juglindje të vendit si pasojë e reshjeve të borës.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kuvend, Ruci: Vonesat në ligjet me 3/5 në dëm të Shqipërisë VIDEO: Kodi Civil, debate në kuvend

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›