Analiza vjetore, Ina Rama kërkon rritjen e cilësisë së rekurseve
TIRANE - Gjatë analizës së punës njëvjeçare, janar 2011- dhjetor 2011, të Prokurorive të Apelit të Rretheve Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër dhe të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda, janë evidentuar si problem shqetësues, vendimet e Gjykatës së Apelit.
Sipas kësaj analize, numri i rekurseve të bëra nga Prokuroritë e Apeleve të pranuara nga Gjykata e Lartë ka qenë i vogël. Gjatë vitit 2011 janë gjykuar nga këto gjykata rreth 5260 çështje. Këto çështje janë gjykuar mbi bazën e ankimimit të palëve, të Prokurorëve të Shkallës së Parë apo të të pandehurve.
Nga këto gjykime vërehet se Gjykata ka përkrahur rreth 25% të çështjeve të gjykuara në Apel mbi bazën e ankimeve të prokurorëve. Ndërsa ka lënë në fuqi rreth 78% të vendimeve gjyqësore që ka pasur ankim nga të pandehurit, duke përkrahur qëndrimin e prokurorit.
Kryeprokurorja Ina Rama kërkoi rritjen e cilësisë së rekurseve që prokuroritë e Apelit bëjnë për në Gjykatën e Lartë. Për këtë çështje u vendos që të ringrihet grupi i punës për të bërë ndryshimet përkatëse në Udhëzimin Nr.1, dt.14.11.2008, për Ushtrimin me Efiçencë të së Drejtës së Ankimit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)