Presidenti, Meta: Takimi Berisha-Rama e përshpejton procesin

Meta këmbënguli që Presidenti i ri të zgjidhet me konsensus, ndërsa kërkoi nga opozita që të mos e paragjykojë kandidatin e propozuar.
“Është për t’u ardhur keq kur dëgjojmë paragjykime pa u menduar mirë, të cilat në vend se të bëhen pjesë e procesit, ndikojnë negativisht. Janë të domosdoshme ftesat në këtë rrugë dhe të hiqet psikologjia e refuzimit dhe bllokimit. Është një figurë efikase për realizimin e reformave në fushën e drejtësisë”, tha Meta.
“Natyrisht ky proces i nisur me vonesë ka defektet e tija. Ju e dini që unë prej kohësh kam kërkuar takime të niveleve të larta, në mënyrë që distancat të shkrihen dhe më pas të bëhet një zgjidhje dinjitoze e Presidentit të ri dhe më pas mbyllja e reformave që me të drejtë i ka kërkuar Partia Socialiste. Ato janë hapa të rëndësishëm për marrjen e statusit të vendit kandidat. Nuk kemi pse të humbasin ditë edhe javë në një situatë pritjeje, pasi çdo ditë është e çmuar”, shtoi ai. /Start/
2012-05-31 12:13