E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmusen në Tiranë, Berisha: Shqipëria në dispozicion të NATO-s

Shqiperia i eshte pergjigjur pozitivisht kerkeses se NATO-s per te shtuar praninen e saj ne Afganistan. Ndersa kryeminsitri Sali Berisha pas takimit me sekretarin e pergjithshem te NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka shprehur gatishmerin e Tiranes zyrtare per te vene ne dispozicion te aleances ne rast kerkese edhe territorin shqiptar per instalimin e sistemit antirakete.

• Rasmusen : NATO shtrirje në Ballkan

"Shqipëria është e gatshme t’i japë përgjigje pozitive çdo kërkese të Aleancës së Atlantikut të Veriut që ajo e gjykon të nevojshme apo të domosdoshme për paqen, sigurinë apo stabilitetin" tha Berisha.

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Rasmusen foli edhe per situaten politike ne shqiperi ndersa ftoi te gjitha aktoret politike qe te bashkepunojme ne te mire te vendit.

“Komuniteti ndërkombëtar e ka njohur mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet. Nga përvoja ime e gjatë si anëtar i Parlamentit mendoj që është mirë që të gjitha grupet politike të angazhohen pozitivisht duke përfshirë dhe opozitën dhe duke përfshirë edhe marrjen pjesë në punimet e parlamentit” tha Rasmussen.

“Opozita është e shumëmirëpritur në parlament. Mbetem disponibël dhe i vendosur të pranoj plotësisht çdo kërkesë për transparencë të opozitës me kushtin e vetëm, që të ndjekë rrjedhën e ligjeve dhe kushtetutës. Më duhet të theksoj se në Shqipëri nuk ka qoftë dhe një dokument të vetëm për të cilin nuk ekzistojnë procedura ligjore për deklasifikim dhe transparencë” tha Berisha.

Sefundi, shefi i NATO-s pranoi se kishte diskutuar me kryeminstrin Berisha per ligjin e SHISH ndersa sugjeroi edhe njehere qe te gjithe nismat ligjore ne Shqiperi te ndermerren ne perputhje me kerkesat e NATO-s.

Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e enjte , 29 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›