Rasmusen në Tiranë: NATO shtrirje në Ballkan
Shqiperia mbeshtet zgjerimin e NATO-s ne te gjithe Ballkanin. Zv/kryeministri Ilir Meta gjate takimit me shefin e Aleances se Atlantikeut te veriut, Rasmusen u shpreh pro politikës se dyerve të hapura te NATO-s, duke theksuar se kjo perspektivë duhet t’i hapet në veçanti Bosnje-Hercegovinës. Njekohesisht Meta shprehu angazhimin e plotë të Shqipërisë për të kontribuar ne misionet e NATO-s jo vetëm në rajonin tonë por gjithashtu edhe jashtë kufijve të Aleancës, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë mbi Afganistanin.
“Dua te thekesoj mbeshtetjen qe Shqiperia i jep vazhdimit te politikes se dyerve te hapura te Aleances pasi Shqiperia e di se sa e rendesishme eshte te inkurajohen aspiratat integruese ne NATO edhe te vendeve te tjera te rajonit” tha Meta.
Nderkohe shefi i NATO-s ne fjalen e tij e cilesoi si shume te rendesishem rolin e Shqiperise si faktor stabiliteti ne rajon ndersa foli edhe per mundesine e pakesimit te trupave te KFOR-it ne Kosove, gjithmone duke iu referuar gjendjes se sigurise ne atje.
”Në veçanti u përqëndruam në situatën në rajon. Nga pikëpamja e sigurise do thoja që Kosova përbën një shembull suksesi. Mendoj se përmirësimi i situatës së sigurisë së Kosovës do mundësoje pakësimin e numrit të trupave në Kosovë. Ju siguroj se reduktimi i metejsehm i trupave te NATO-s ne Kosovë do të bëhet pas një analize të situatës politike dhe ushtarake atje. Synimi eshte t’i shoh te gjitha vendet e Ballkanit si anëtare në NATO. Sepse mendoj se integrimi euroatlantik do të shërbente në forcimin e sigurisë” tha Rasmussen.
Pas takimit me shefin e diplomacise Meta, shefi i NATO-s Rasmusen u prit ne nje takim te vecante edhe nga ministri Imami.
Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e enjte , 29 prill 2010 ) < I mëparshmi