E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita sot pasdite në protestë. Rama: Protesta të pandalshme

Opozitaret jane gati per protesta. Zyrtaret socialiste i kërkuan policise qe te kene ne dispozicion per 1 muaj rresht sheshin Nene Tereza dhe bulevardin Deshmoret e Kombit. Burime zyrtare te drejtorise se policise se Tiranes, thane se nuk i kthyen opozites, por do te lejojne nisjen e protestes. Nderkohe kryetaret e partive ne opozite u takuan ne Hotel Tirana dhe bene thirrje reagim ndaj rrenimit ekonomik dhe vjedhjes se votave.

“Këto e qindra, mijra arsye individuale të njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre do të mbledhin nesër shqiptarët në sheshin “Skënderbej” për një protestë që nuk do të ndalet, për një protestë që do të kërkojë rikthimin në duart e popullit, të një të drejte që nuk mund të negociohet, nuk mund të shitet, nuk mund të falet, e drejta për të votuar lirisht dhe e drejta për ta parë votën të numëruar ndershmërisht” tha Rama.

Nuk mbeti jashte vemendjes se opozitareve edhe festa e organizuar nga qeveria per 1 majin.

“Sot 1 Majin e feston Koreja e Veriut, Vietnami, deri diku Kina dhe Kuba. Saliu do të bashkohet me ta” tha Spartak Ngjela, kryetar i Partise per Ligj dhe Drejtesi.

“I kemi dalë hakut kujtdo i cili na kërkonte sërish të lëshonim dhe sërish të tregoheshim civil. Ndaj thirrja për qytetarët është të jemi të gjithë bashkë në protestë” tha Erion Veliaj, kryetar i G99.

Vecse me aleatet lideri i opozites Edi Rama u takua edhe me qytetare ne zonen e Nisharakut ne kryeqytet, per te shperndare edhe sot ftesat per tubimin e ores 6 ne 30 prill.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›