Kosovë, Salihaj dëshmon në EULEX: Jeta ime në rrezik
PRISHTINE- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Adem Salihaj, ka dëshmuar sot në mëngjes para autoriteteve të EULEX-it në lidhje me deklaratat e ditëve të fundit të Nazim Bllacës, se ai kishte qenë në listën e njerëzve që duhet vrarë.
Nënkryetari dhe deputeti i LDD-së, tha para gazetarëve në Kosovë se dëshmia e tij në EULEX po bëhet në cilësinë e dëshmitarit dhe viktimës, pas publikimit dhe deklaratave në media të Nazim Bllacës, lidhur me rrezikimin e jetës së tij.
“Sot kam qenë në prokurorinë speciale të EULEX-it dhe kam dhënë dëshminë time për një tentim atentati. Procedura po vazhdon atje, do të vazhdojë sërish, sepse nuk është kryer dëshmia ime në tërësi. Kjo zhvillohet lidhur me rastin e dëshmive të Nazim Bllacës”- ka thënë Salihaj, citon media kosovare.
Salihaj njoftoi se që nga dita e parë e daljes në opinion të Nazim Bllacës me deklaratat e tija, atij i është siguruar mbrojtja nga policia në shtëpinë e tij. Por për shkak se ndihet i rrezikuar Salihaj kërkoi nga policia t’i sigurohet edhe mbrojtja e afërt, pasi thotë se ndihet i rrezikuar nga ish strukturat e SHIK-ut.
“Nuk ka pasur një kërcënim të drejtpërdrejt, por kërcënimi është permanent, sepse dihen arsyet e gjithë kësaj dhe dihen efektet e gjithë këtyre dëshmive. Prandaj jam njëri prej atyre që mund të ndihem i rrezikuar vazhdimisht. Po, jam i rrezikuar prej strukturave të njëjta të SHIK-ut, sepse nuk ka kush tjetër të më rrezikojë”, ka theksuar Salihaj.
Deputeti Adem Salihaj është i pari që bashkë me kolegun e tij Gani Geci, para Kuvendit të Kosovës kanë bërë publike se ekzistojnë dëshmi për disa vrasje që janë bërë pas luftës, por edhe ekzistimin e një liste me emra të politikanëve që do të duhej vrarë.
(s.g/BalkanWeb)