Duka: Hetimi i UEFA-s, shqetësim
TIRANE- Gjyqtarët i janë nënshtruar një analize të hollësishme të punës së tyre në një mbledhje të mbajtur në ambientet e Federatës së Futbollit. Presidenti Duka dhe drejtuesit e Sektorit të Garave kanë evidentuar problemet e hasura deri më tani, sidomos pas akuzave të rënda të ardhura nga disa klube kundrejt bluzave të zeza. Disa gjyqtarë pritet t’u nënshtrohen edhe masave të FSHF-së për gabimet e rënda të evidentuara. “Unë mendoj se gabimet kanë qenë njerëzore dhe nuk kanë ndikuar në renditjen e kampionatit, megjithatë në vazhdimësi masa do të ketë, ato asnjëherë nuk mungojnë”, u shpreh kreu i FSHF-së.
Ndërkohë, një tjetër çështje e mprehtë e futbollit shqiptar është hetimi i nisur nga UEFA për Tiranën e Vllazninë, dy prej ekipeve më me emër në Shqipëri. Kreu i Federatës Duka e konsideroi këtë një shenjë të keqe për gjithë futbollin, ndërsa shigjetoi edhe presidentin e Tiranës Halili, pas akuzave të këtij të fundit. “Mendoj se nisja e këtij hetimi duhet të na shqetësojë të gjithëve, pasi të gjithë jemi pjesë e futbollit shqiptar. Pastaj, akuzat e lëshuara nga ndonjë person për të larguar vëmendjen nga ai që duhet hetuar në të vërtetë, janë gjë tjetër dhe nuk më interesojnë”, deklaroi Duka. UEFA deklaroi një javë më parë se Tirana e Vllaznia janë nën hetim për shkak se dyshohet të kenë trukuar ndeshjet e tyre në Kupat e Evropës në muajt e verës.
(Altin Latifi/BalkanWeb)