Topi: Shqipërinë e pret përsosja e standardeve

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, tha sot, se pas hyrjes në NATO, Shqipërinë e pret një punë e jashtëzakonshme drejt përsosjes së standardeve, pasi ajo është një partner luajal i aleatëve tanë në Aleancë.
Presidenti Topi, njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, priti sot paradite në Presidencë grupin e akademistëve të Kursit të Lartë njëvjeçar të Oficerit, që po zhvillohet në kuadrin e Akademisë Ushtarake.
Akademistët dhe pedagogët e tyre informuan në këtë takim rreth qëllimeve të kursit për të përgatitur sa më cilësisht dhe bashkërenduar veprimet e FA-së me standardet më të mira të vendeve të NATO-s.
Pasi bënë një panoramë të detajuar të programit të kursit, që është i njësuar me ato të vendeve të NATO-s, kursantët vunë në dukje mundësitë e ofruara që ata të ndjekin edhe ligjërues nga shkolla të ndryshme të vendeve aleate, të kryejnë vizita në Komandën e Napolit, në institucionet kushtetuese, etj, në mënyrë që të përvetësojnë doktrinën ushtarake, për të qenë sa më të përgatitur në kontributin e ardhshëm në misionet paqeruajtëse dhe për situata të emergjencës civile.
Presidenti Topi theksoi rëndësinë e kompletimit të nivelit akademik, duke nënvizuar vlerën e këtij kursi, që do të shërbejë si pikë referimi për të gjithë kuadrot ushtarakë që do të kërkojnë të kualifikohen më tej në të ardhmen.