Sherri tek pallati i Kongreseve mes reperave shqiptarë
TIRANE- Jetnis Dollapi, fans dhe shok i Stresit me emrin e plotë Alkimed Lusha dhe djali i Sali Lushës, ish badigard i kryeministrit Sali Berisha gjatë kohës që ishte president duket se do të jetë i vetmi i arrestuar i policë për sherrin mes fansave të dy grupe Hip-Hop mbrëmjen e së djelës në lulishten para pallatit të Kongreseve.
Lajmi konfirmohet nga burime të News 24, ndërkohë që Policia e Tiranës ka heshtur plotësisht për ngjarjen e ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara dhe më të sigurta në Tiranë siç është sheshi midis Presidencës dhe Pallatit të Kongresve. Në fakt ka qenë një grindje e përsëritur mes dy reperave Rigels Rajkut solistit të grupit Noizy OTR dhe Alkimed Lusha, solist i grupit Stresi TBA, por të djelën, teksa Rajku ngjiste shkallët e Pallatit të Kongreseve, një grup fansash në Stresit janë afruar me një makinë drejt hyrjes kryesore. Një person që sipas burimeve është Dollapi ka nxjerrë nga një cantë një automatik tip scorpions duke qëlluar disa herë në ajër në drejtim të Rajkut.
Policia ndërhyeri në kohë duke neutralizuar situatën ndërsa shoqëroi 7 persona, mes të cilëve 4 ishin fansa të Noizyt dhe 3 të tjetrët ishin Dollapi, vetë Lusha dhe një përkrahës i tij. Të shoqëruarit u dërguan në Komisariatin numër 1 të Policisë së Tiranës, ku të gjitha gjasat janë vetëm për 1 të arrestuar, Jetnis Dollapuin, i cili ka marrë përsipër autorësinë e të shtënave.
(m.a/News24/BalkanWeb)