E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia ekzekuton shqiptarin me 7 plumba

16/01/2012  Policia: Dyshohet se S.K, 39 vjeç u qëllua për larje hesapesh mes mafies lokale

Vrasësi e ndoqi dhe e qëlloi, viktima vdiq pas 2 orësh në spital

ITALI- Me 7 plumba u ekzekutua një shqiptar të shtunën në mbrëmje, në Milano të Italisë. Mediet e vendit fqinj shkruajnë se shqiptari 39-vjeçar ishte viktimë e sulmit të ndodhur të shtunën në mbrëmje pak para orës 22.00, në vendin e quajtur Casorate pranë Pavias. Inicialet e shqiptarit janë S.K, teksa ai u vra me 7 plumba të një pistolete me kalibër 7,65. Vrasësi e qëlloi me pistoletë, teksa shqiptari ishte duke u përpjekur për të shpëtuar në këmbë në një rrugë qendrore të zonës. Sipas rindërtimit të skenës së vrasjes, kryer nga komanda e policisë provinciale të Pavias, e cila filloi hetimin, vrasësi ishte afër rrugës “Papa Gjon Pali”, jo larg nga sheshi “Santa Maria”. Shqiptari do ta kuptonte së shpejti se ishte në rrezik për jetën dhe u përpoq të ikte në këmbë. Por ndërsa ai ishte duke ecur, u qëllua nga 7 plumbat që e kanë plagosur rëndë në gjoks dhe bark. Vrasësi me bashkëpunëtorët e tij ka shpëtuar, duke humbur gjurmët. Asnjë dëshmitar nuk ka dëshmuar, pasi në atë moment zona ishte braktisur. Por zhurma e goditjeve me armë zjarri ka tërhequr vëmendjen e disa banorëve, të cilët kanë dhënë alarmin, duke bërë thirrje për ndërhyrjen e policisë. Ekipet e shpëtimit janë përpjekur në çdo mënyrë për të shpëtuar shqiptarin, duke e transportuar me ambulancë për poliklinikën “San Matteo”, ku vdiq pak para mesnatës. Dinamika e vrasjes sugjeron për larje hesapesh brenda mafies lokale, për pazare droge ose prostitucioni. Të paktën kjo është një pistë që policia po ndjek nga afër. S.K. kohët e fundit ishte rezident në Casorate. Precedentë penalë, në të kaluarën e tij nuk dalin, përveç disa problemeve për lejen e qëndrimit. Hetuesit po kërkojnë të hedhin dritë mbi njohuritë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›