Zaganjori: E kisha të vështirë të pranoja. Po kush e propozoi atë?
Edhe pse kryeministri Sali Berisha foli për transparencë, kur ra puna tek emrat, pati një terr informativ. Lista të ndryshme nisën të qarkullojnë në publik, ndërkohë që askush nga mazhoranca nuk e shqiptoi emrin e Zaganjorit pasi u tha se u zyrtarizua si kandidat. Po kush e propozoi atë? Mendohet se ka qenë një listë që i ka vendosur LSI përpara PD, dhe natyrisht Berisha do zgjidhte menjëherë Zaganjorin. Ky i fundit ka thënë në një intervistë për GSH se e ka pasur pak të vështirë të pranonte.
Gjithçka është vendosur brenda dy orëve të pasdites. Zhvillimet e këtyre dy orëve ishin përcaktuese. Kaq mund tju them. Ska rëndësi kush më propozoi, thotë Zaganjori, i emocionuar.
Më erdhi i papritur, gjithsesi është herët për të folur për këtë. Nuk isha në dijeni. Më ra e papritur. Nuk isha i përgatitur shpirtërisht, deklaroi Zaganjori.