E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Topalli mbledh Konferencën e Kryetarëve

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mblodhi sot Konferencën e parë të Kryetarëve për këtë legjislaturë.

Gjatë mbledhjes, Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin tri javor të punimeve 22 shtator-19 tetor 2009, si dhe programin e punës 22 shtator-16 nëntor 2009.

Në konferencë, përveç Kryetarëve të grupeve, morën pjesë Nënkryetarët dhe Kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare, ndërkohë që socialistët në vijim të vendimit për marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, deri në plotësimin e kërkesave, nuk kanë qenë pjesë e konferencës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›