E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, betohet deputeti i PS, Anduen Xhindi

TIRANË- Ka nisur sot punën e tij si deputet Anduen Xhindi, me i riu ne radhet e deputeteve te PS-se.

Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka lexuar formulën e betimit dhe më pas Xhindi ka përsëritur pas saj, fjalën Betohem!.

Ai vjen në vend të ish deputetes Ermelinda Meksi, që la mandatin pasi Partia Socialiste e zgjodhi atë kandidaturë për në keshillin mbikqyres te Bankës së Shqipërisë.

Ai eshte djali i Fatmir Xhindit, deputetit të PS-së, vrarë para shtëpisë së tij ne prag te fushates zgjedhore te vitit 2009, vrasje qe ende ka mbetur pa autor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›