Kuvend, sot komisioni për reformën zgjedhore
TIRANE- Ngritja e komisionit per reformen zgjedhore dhe dy projektligje qe kerkojne shumice te cilesuar votash jane pjese e seances se sotme parlamentare.
Sipas rendit te dites, kuvendi pritet të miratojë projektvendimin “Për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore”, si dhe dy projektligje që lidhen me ndryshimet në kodin hekurudhor dhe kodin ajror.
Futja ne rend dite e komisionit per reformen zgjedhore dhe votimi per kodet vjen vetem pak dite pas marrëveshjes PD-PS, e cila pritet te faktohet sot me konsensusin e opozites ne salle dhe voten qe pritet te japin deputetet e saj.
Pjese e axhendes se sotme jane edhe dhe pr/ligjet “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore” dhe ai “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”, si dhe dy interpelanca: ajo me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, kërkuar nga deputetja e PS-së, Arta Dade dhe interpelanca me Ministrin e Ekonomisë, Nasip Naço, kërkuar nga deputeti socialist Eduard Shalsi.