Shqiperi-Maqedoni pike te perbashket policore ne Qafe Thane
Maqedonia dhe Shqipëria firmosën marrëveshje për bashkëpunim policor. Marrëveshja u firmos në Shkup nga ministrja e brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska dhe zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë Avenir Peka. Marrëveshja parasheh që te dy vendet të kenë një pikë të përbashkët policore në kalimin kufitar Qafë-Thanë.
“Qendra e përbashkët do të jetë në territorin e Republikës së Maqedonisë në vendkalimin kufitar Qafëthanë. Ndërsa përmes kësaj qendre praktikisht rritet efikasiteti i punës së policisë kufitare sa i përket këmbimit më të shpejtë dhe më efikas të informatave”.
Ndërkohë zv/ministri i Brendshëm Avenir Peka duke dënuar djegien e flamurit maqedonas në Burrel ka theksuar se ky veprim i qytetarëve shqiptarë ishte rezultat i disa ngjarjeve të fundit të dhunës në Maqedoni.
Sipas zv/ministrit Peka djegia e flamurit maqedonas nuk është e ndërlidhur me pozitën e pakicës maqedonase në Shqipëri.