E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë aktori Bekim Fehmiu

Aktori i njohur kosovar Bekim Fehmiu është gjetur i vdekur në banesën e tij në Zvezdara, në Beograd. Mediat serbe citojnë Ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiç, sipas të cilit, mendohet se aktori 74-vjeçar mund të jetë vetëvrarë, pasi afër trupit të tij të pajetë është gjetur një armë e regjistruar në emër të tij.

Aktori Bekim Fehmiu ka lindur më 1 qershor të vitit 1936 në Sarajevë. Ka kryer fakultetin e arteve dramatike në Beograd. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore. I martuar me një artiste serbe, ai ishte nga ata që nuk e braktisi në asnjë moment Beogradin dhe nuk iu tremb të qënurit shqiptar. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Ndër dhjetëra filmat që ka luajtur, rolet e tij në “Prova Speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e Nxehta”, “Dezertori”, përmenden si kryevepra.

ALSAT Azhornuar së fundi ( e martë , 15 qershor 2010 )

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›