Gjendet 15-vjeçarja e zhdukur
Franceska Merkaj e konsideruar e humbur nga familja që nga pasditja e së dielës është gjetur në Tiranë. Policia e kryeqytetit bën të ditur se 15 vjecarja është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.Nëpërmjet një numri telefoni policia e Fierit ka arritur të verifikojë vendndodhjen e 15 vjecares e cila është marrë në pyetje në prani të psikologut në ambjentet e policisë së Tiranës. 15 vjecarja dhe familja e saj jetojnë në Breshia të Italisë, por ishin kthyer pak kohë më parë përkohësisht në Shqipëri.