Largimi i Gedafit. NATO Nuk kemi informacion

NATO konfirmoi se nuk ka informacion që lideri libian, Muamer Gedafi, është duke kërkuar rrugë për të hequr dorë nga pushteti. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu përsëriti apelin për Gedafin që të japë dorëheqjen. Një gazetë ruse gjatë javës kishte cituar një burim të nivelit të lartë të kishte thënë se Gedafi po konsideronte mundësitë për t’u larguar, me kusht që djemtë e tij të mbeteshin në skenën politike të Tripolit.
Duke iu referuar një fletëarresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penal për Gedafin dhe djalin e tij Saif al Islam, Rasmusen shtoi se vendi i djalit të kolonelit ishte në Hagë dhe jo në Tripoli.
Duke iu referuar një fletëarresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penal për Gedafin dhe djalin e tij Saif al Islam, Rasmusen shtoi se vendi i djalit të kolonelit ishte në Hagë dhe jo në Tripoli.