E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, mazhoranca kalon me 69 vota ligjin për plehrat

Kuvendi ka miratuar me 69 pro dhe 52 kundër ligjin Për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar miratimin e këtij ligji duke e cilësuar si politikë antimjedisore. Marko Bello shkoi më tutje duke dhënë alarmin se “ligji po miratohet me nxitim me synimin për importimin e plehrave nga jashtë.

Anëtar të maxhorancë kanë kundërshtuar këto pretendime duke thënë se do të lejohen vetëm importi i mbetjeve të riciklueshme, për të cilat industria vendase ka nevojë.

Ligji është kundërshtuar fuqishëm nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›