E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, miratohet buxheti faktik i vitit 2010

TIRANE- Pas shume diskutimesh dhe debatesh te ashpra mes maxhorances dhe opozites, Kuvendi ka miratuar me shumice votash buxhetin faktik per vitin 2010.

Pas votimit ne teresi, votimi elektronik ka vulosur miratimin e buxhetit me 71 vota pro dhe 53 vota kunder.

Gjatë diskutimit të buxhetit faktik 2010 në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi shkëmbyen akuza.

Duke iu përgjigjur opozitës, lidhur me faktin se ku shkojnë paratë e shqiptarëve, Berisha tha se ato shkojnë në rrugë, pensione, rroga, shëndetësi, ndihmë ekonomike etj.

Qëllimi ynë kryesor është rritja e të ardhurave për çdo shqiptarë- theksoi kryeministri.

Sipas tij, në një kohë mjaft të shkurtër do të goditet përfundimisht varfëria ekstreme.

Kreu i grupi parlamentar të PS-së, Ruçi akuzoi Berishën se është i vetmi kryeministër që merret me opozitën, ndërsa bëri një krahasim mes çmimeve të qeverisjes së socialistëve dhe asaj demokratike, duke vënë në dukej rritjen me disa herë të tyre.

Qytetarët shqiptarë janë në kufijntë e ekzistencës. Shqiptarët të mbajnë mend për mjek shumë të mirë, ti e çove mjekësinë 50 vjet mbrapa, ska asgjë në spitale- tha Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›