Censusi, Greqia: Mungesë besimi nga minoriteti
“Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri do të duhej të funksiononte si një instrument për funksionimin më të mirë të administratës publike shqiptare kundrejt qytetarëve të vet dhe për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve që jetojnë në vend”, deklaroi sot, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke, Gregoris Delavekuras.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke theksoi se respektimi i të drejtave të minoritetit përbën kriter esencial të BE për procesin e integrimit. Greqia, sipas tij, ka investuar vazhdimisht për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Shqipërinë, duke e konsideruar si të mirëqenë respektin dhe mbrojtjen e minoritetit - urë miqësie midis të dy vendeve.