Kuvend opozita nuk pranon te votoje 3 ligjet e integrimit

Gjatë seancës së sotme plenare, Parlamenti miratoi një seri p/ligjesh që janë pjesë e reformave të ndërmarra së fundmi nga Qeveria. Kështu, me 71 vota pro dhe 44 kundër të opozitës, u miratuan ndryshimet në ligjin mbi Tatimin e Vlerës së Shtuar. Nga ulja prej 20% e TVSH-së për lëndët e para në bujqësi, tani do të përfitojnë direkt fermerët. Gjithashtu u miratua me consensus krijimi I një fondi special për kompensimin e pronave si dhe ndryshimet në ligjin mbi legalizimet. Nga ky I fundit përfitojnë ndërtimet pa leje të krijuara nga viti 2006 e tutje.
Përvec dy abstenimeve, mazhoranca dhe opozita bashkoi votat edhe për ndryshimet në Kodin Penal dhe ato në Kodin e Procedurës Penale. Ndërkohë që sesioni parlamentar do të mbyllë punimet në 25 maj.
Kuvendi mban një minutë heshtje për Xhindin Katër vjet pas vrasjes së ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi, kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci i kërkoi Kuvendit një minutë heshtje, duke nënvizuar se s’është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes. Kryeparlamentarja Topalli pranoi ftesën duke cilësuar Xhindin një koleg të mirë. Gjatë seancës të së enjtes, një nga të fundit e kësaj legjislature, Topalli ftoi edhe një herë opozitën që t t’i bashkohet mazhorancës në emër të integrimit dhe të votojë 3 ligjet. Por Ruçi e etiketoi kërkesën e saj si demagogji elektorale dhe kërkoi si kusht zbatimin e vendimeve të gjykatave. Parlament më reformator se ky nuk ka, tha Topalli duke ftuar deputetët për të bërë një fotografi së bashku. Socialistët nuk ishin prezentë pasi kishin lënë sallën para përfundimit të seancës.