Pas 10 vitesh përpjekje, Kuvend i Shqipërisë voton në unanimitet heqjen e imunitetit

UPDATE- Jo pak por pas 10 vitesh përpjekje, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me unanimitet me 130 vota “pro” dhe asnjë kundër projektligjin për heqjen e imunitetit për zyrtaret e lartë duke plotësuar një tjetër kërkesë të rëndësishme që do ta afrojë më tej Shqipërinë me vendimin e Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat. Mazhoranca dhe opozita ndërkohë debatuan gjatë sa i takon amendamentit të propozuar nga opozita për ndryshimet kushtetuese sa i takon sistemit të drejtësisë ku deputetet demokrat kundërshtuan këto propozime duke i cilësuar ato si të papranueshme. Nga ana tjetër opozita mbrojti qëndrimin e saj duke cituar deklaratat e faktorit ndërkombëtar se këto propozime do të ishin një pikënisje e mirë për reformën në drejtësi. Në fund me 63 kundër dhe 60 vota pro të opozitës, u rrëzuan propozimet e saj për ndryshimin e Kushtetutës. Kuvendi votoi gjithashtu edhe ndryshimet në ligjin për deklarimin e pasurive të paluajtshme.
...