E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, replika te ashpra per mos marrjen e statusit Rozeta Rapushi

Mos marrja e statusit te vendit kandidat, solli debate te ashpra ne seancen e djeshme plenare mes Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli dhe deputeteve socialiste. Gjate diskutimit te lire, deputetja socialiste, Valentina Leskaj, akuzoi qeverine, se po perpiqet t'i faturoje deshtimin e saj lidhur me statusin, opozites. "Zonje, ne vend te reflektimit dhe pergjegjesise, qeveria me te gjitha baterite perpiqet per t'i faturuar pergjegjesine opozites. Megjithese dyshoj se ka njeri, qe mund ta besoje me kete. Kjo qasje, nuk i sherben integrimit, keta jane te paafte per t'i dhene shanse integrimit te vendit. Shqiperia ka mbetur vetem me kater prioritete te plotesuara. Perrallat se pergjegjesia eshte e opozites, nuk i beson me njeri. Problemi qe vjen, ka te beje me korrupsionin", - akuzoi Leskaj. Duke nderhyre ne fjalen e saj, Kryetarja e Kuvendit, i ftoi serish deputetet socialiste, qe te votojne tre projektligjet e kerkuara. Por te majtet vijuan te bejne pergjegjese vetem qeverine, per mos marrjen e statusit. Sipas kryetarit te Komisionit te Jashtem, Ditmir Bushati, kjo eshte nje pergjigje e nderkombetareve, ndaj paaftesise se qeverise per te luftuar korrupsionin dhe per te permbushur kriteret e kerkuara nga Bashkimi Evropian. "Zonja kryetare, mos abuzo me postin, mos nderhy", - tha Bushati. Akuzat dhe nderhyrjet e shumta, sollen jo pak replika. "Tani degjo, falendero ata shkodrane, qe te kane shpetuar koken e babait, qe si mi, iku 20 vite me pare. Ndaj duhet te votoni tre ligjet. Une sa here te genjeni, do ju them se genjeni dhe i keni bere dem te madh Shqiperise, por me 23 qershor, me shume se gjysma prej jush, nuk do jene me deputete dhe do ju vrase dy here ndergjegjja. Te shtypnit 3 here butonin per t'i dhene statusin Shqiperise. Keni per te me kujtuar pas 23 qershorit. Une do jem ketu", - replikoi Topalli. "Une do te deshiroja te mos me nderprisje dhe te tregoje se minimalisht, nxjerr mesime, je ne progres raport dhe e ke nxire veten dhe postin, qe mban. Ti ben sikur ke lexuar ndonje liber ne veten tende. Pas 23 qershorit do te respektoj ne opozite", - u kunderpergjigj Bushati. Por debatet mes tyre, nuk perfunduan me kaq. Sipas Topallit, Bushati ndoshta do te jete ne Kuvend edhe pas 23 qershorit, vetem per sherbimin, qe i ben kryetarit te partise. "Ti ndoshta do jesh ne Kuvend me 23 qershor per sherbimin qe i ben kryetarit, ndersa 2/3 nuk do te jene. Sa per ceshtje te familjes, une nuk e leshoj veten se te njoh dhembe dhe dhemballe, se familja ime nuk eshte e jotja, si mi", - vijoi Topalli. Madje kryetarja i kerkoi Bushatit te dorehiqet nga funksioni i kryetarit te komisionit te integrimit, pasi se bashku me koleget e tjere socialiste, me mos votimin e tyre, jane shkaku i vertete i statusit te munguar. Debatet vijuan edhe nga deputetet e tjere. Edhe Taulant Balla dhe Saimir Tahiri, akuzuan qeverine per mos ndeshkim e korrupsion, per rrjedhoje edhe per mos marrjen e statusit te vendit kandidat.

BATUTAT

Jozefina Topalli: Falendero ata shkodrane, qe te kane shpetuar koken e babait, qe si mi, iku 20 vite me pare. Ndaj duhet te votoni tre ligjet. Une sa here te genjeni, do ju them se genjeni dhe i keni bere dem te madh Shqiperise, por me 23 qershor, me shume se gjysma prej jush, nuk do jeni me deputete dhe do ju vrase dy here ndergjegjja. Te shtypnit 3 here butonin per t'i dhene statusin Shqiperise. Keni per te me kujtuar pas 23 qershorit. Une do jem ketu.

Ditmir Bushati: Une do te deshiroja te mos me nderprisje dhe te tregoje, se minimalisht nxjerr mesime, je ne progres raport dhe e ke nxire veten dhe postin, qe mban. Ti ben sikur ke lexuar ndonje liber ne veten tende. Pas 23 qershorit do te respektoj ne opozite.

Jozefina Topalli: Ti ndoshta do jesh ne Kuvend me 23 qershor per sherbimin qe i ben kryetarit, ndersa 2/3 nuk do te jene. Sa per ceshtje te familjes, une nuk e leshoj veten, se te njoh dhembe dhe dhemballe, se familja ime nuk eshte e jotja, si mi. Jep doreheqjen nga funksioni i kryetarit te komisionit te integrimit, pasi se bashku me koleget e tjere socialiste, me mosvotimin e tyre jeni shkaku i vertete i statusit te munguar.

Ditmir Bushati: Une do te deshiroja te mos me nderprisje dhe te tregoje se minimalisht nxjerr mesime, je ne progres raport dhe e ke nxire veten dhe postin qe mban.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›