Kuvendi, 1 minutë heshtje për vdekjen e Kazinskit
TIRANE- Në seancën e sotme parlamentare që pritet të fillojë në orën 18:00, njoftohet se do të mbahet 1 minutë heshtje për vdekjen në mënyrë tragjike të presidentit të Polonisë Leh Kazinski. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Kuvendit.
Presidenti i Polonisë Leh Kazinski humbi jetën më 10 prill, në Smolenski të Rusisë, ku avioni presidencial u përplas ndërsa ulej. Zyrtarët rusë thanë se avioni mori flakë kur ndeshi në majat e pemëve kur po i afrohej aeroportit në qytetin perëndimor Smolensk.
Avioni po fluturonte në një mot me mjegull të dendur. Në aksident humbën jetën 132 persona, 88 persona nga viktimat në aksident ishin anëtarë të një delegacioni të qeverisë polake me pjesëmarrjen zyrtarëve të lartë civilë dhe ushtarakë polakë.
(m.a/BalkanWeb)