Meta: Opozita të bashkëpunojë për integrimin
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta e vlerësoi një moment historik dorëzimin e përgjigjeve të pyetësorit të Shqipërisë në Bruksel. Duke e cilësuar këtë moment kapërcim të vendit në një stad të ri, Meta vuri theksin në një bashkëpunim gjithëpërfshirës në dobi të integrimit të vendit. Numri dy i qeverisë i bëri thirrje opozitës të bashkëpunojë në këtë proces duke ofruar edhe ekspertët e saj.
“Tani është koha që këtë stad të ri ta shfrytëzojmë të gjithë, në mënyrë që të forcojmë bashkëpunimin në drejtim të procesit të integrimit europian duke filluar nga Parlamenti por edhe jashtë tij. Është e pakuptueshme që opozita të mos ushtrojë përgjegjësitë e saj në drejtim të integrimit të vendit. Në i ftuam edhe kur erdhi pyetësori që ata të angazhoheshin edhe me ekspertë.” u shpreh Meta.
Duke u ndalur në procesin e liberalizimit të vizave, Meta u shpreh i sigurtë se shqiptarët shumë shpejt do të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Europian.
(e.n/News24/BalkanWeb)