E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i BE pret Berishën: Së shpejti vizitoj Shqipërinë

BRUKSEL- Kryeminsitri Berisha ka vijuar takimet e tij në Bruksel me presidentin e Bashkimit Europian Van Rompoy. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, presidenti Van Rompoy nënvizoi se Bashkimi Europian po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri ndërsa shtoi se shumë shpejt do të vizitojë për herë të parë vendin tonë.

“I kam thënë kryeministrit Berisha se do të bëj një tur në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit perëndimor dhe do të jetë hera e parë që do të vizitoj dhe vendin tuaj të bukur” theksoi presidenti i BE.

Presidentit Van Rompuy i cilësoi zgjedhjet e qershorit një test për Shqipërinë ndërsa tha se stabiliteti i vendit si në situatën politike por dhe në atë ekonomike dhe më gjerë janë të domosdoshme për integrimin e vendit në BE. Në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, Van Rompoy tha se KE do të bëjë vlerësim korrekt për këtë cështje.

Ndërkaq në fjalën e tij , në konferencën e përbashkët, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se mazhoranca do të bëjë cdo reformë për integrimin e vendit në familjen europiane.
“Qeveria dhe unë do të bëjmë më të mirën, do bëjmë cdo reformë në mënyrë që Shqipëria të avancojë drejt integrimit europian” -theksoi Berisha.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›