McCain-Obama, pozicione te njejta rreth Rusise
Nga Andrew F. Tully
Dy kandidatet kryesore per president te SHBA-ve, republikani McCain dhe demokrati Obama, kishin qendrime te ndryshme rreth Iranit, Irakut, Pakistanit. Ata zhvilluan debatin e pare televiziv ne Universitetin e Misisipit
MISISIPI - Rusia ishte e vetmja teme ku kandidatet presidenciale amerikane, Barack Obama dhe John McCain, rane dakord gjate debatit te tyre te pare televiziv. Politika e jashtme ishte ne qender te debatit. Per senatoret kandidate, sulmi rus ndaj Gjeorgjise ishte i papranueshem. "Duke pasur parasysh se cfare ndodhi gjate javeve e muajve te fundit, e gjithe qasja jone ndaj Rusise duhet te rivleresohet. Kjo lidhet me faktin se nje Rusi shume agresive paraqet kercenim per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Veprimet ne Gjeorgji ishin te papranueshme", tha kandidati demokrat Obama.
Ai mbeshteti mundesine qe t'i ofrohet menjehere Gjeorgjise dhe Ukraines hyrja ne "Planin e Veprimit per Anetaresim" ne NATO. Senatori demokrat shtoi se ka fusha ku SHBA-te dhe Rusia duhet te bashkepunojne, sic jane perpjekjet per mosshtimin e armeve te shkaterrimit ne mase.
Obama kritikoi administraten Bush se nuk e ka vleresuar si duhet udheheqjen ruse, duke kujtuar deklaraten e presidentit Bush te vitit 2001 se e kishte pare ne sy Putinin dhe e kuptoi se ishte i besueshem.
Edhe kandidati republikan McCain tha se Qeveria ruse drejtohet nga "aparatciket e KGB-se". "Rusia eshte kthyer ne nje vend qe drejtohet nga parate e naftes dhe gazit dhe nga nje qeveri e drejtuar nga aparatciket e KGB-se. Une e kam veshtruar zotin Putin ne sy dhe kam pare tre shkronja: K, G, B. Sulmi i tyre ndaj Gjeorgjise eshte i papranueshem", tha republikani McCain. Ai shtoi se pas zhvillimeve ne Gjeorgji, Shtetet e Bashkuara duhet te vezhgojne me kujdes ngjarjet ne Ukraine. McCain nenvizoi vecanerisht pranine e flotes ruse ne Detin e Zi, me bazen ne Sevastopol, si dhe rrezikun qe paraqesin percarjet mes presidentit Jushcenko dhe kryeministres Timoshenko.
Irani
Te dy kandidatet kishin qendrime te ndryshme per nje tjeter teme te nxehte ne planin nderkombetar, Iranin. Obama mbeshtet nje qasje te ashper diplomatike me kontakte te drejtperdrejta me Iranin, pasi, sipas tij, sanksionet shtese do jene te pamundur pa bashkepunimin e Rusise dhe Kines ne Keshillin e Sigurimit. "Ne duhet te perfshihemi ne nje diplomaci te ashper dhe te drejtperdrejte me Iranin dhe ketu qendron ndryshimi kryesor mes meje dhe senatorit McCain. Ky qendrim vjen pas asaj se ndeshkimi duke mos komunikuar nuk ka funksionuar. Nuk ka funksionuar as ne Iran, as ne Korene e Veriut", tha Obama.
McCain u pergjigj duke thene se vete Obama ka thene se po te zgjidhet president do te bisedoje me kryetarin iranian, Mahmud Ahmadinejad. Kontakte te tilla duhet te fillojne ne nivele me te uleta se kreret e qeverive dhe shteteve. McCain e cilesoi Obamen si naiv. "Shikoni, une do te ulem te bisedoj me cdokend, por duhet te kete parakushte dhe keto parakushte duhet te parashohin faktin se nuk duhet te legjitimojme nje njeri si Ahmadinejadi. Senatori Obama tha se do bisedoje pa parakushte", u pergjigj McCain. Te dy kandidatet kishin kundershti lidhur me nderhyrjen ne Irak dhe mesimet qe Shtetet e Bashkuara duhet te nxjerrin nga keto 5 vjet e gjysme atje. McCain tha se administrata Bush mesoi se duhet te perdorte gjithe forcen e nevojshme per te pasur sukses ne lufte. Ai i kujtoi publikut se ishte mbeshtetes i nderhyrjes ne Irak dhe i planit per rritjen e 30 mije trupave, qe zgjati afro nje vit e perfundoi tre muaj me pare. "Kjo strategji ka pasur sukses dhe ne po fitojme ne Irak. Ne do kthehemi ne shtepi me fitore dhe me nder", tha kandidati republikan.
Rivali i tij, demokrati Obama, tha se trupat shtese ulen shkallen e dhunes, por nuk eshte punuar sa duhet ne perpjekjet per pajtim. "Mesimi qe duhet nxjerre eshte se nuk duhet te hezitojme asnjehere te perdorim forcen. Si president, une asnjehere nuk do te hezitoj te perdor forcen per sigurine e popullit amerikan. Por, ne duhet ta perdorim fuqine tone ushtarake me mencuri, cfare nuk eshte rasti ne Irak", tha Obama.
Terrorizmi
Duke folur per luften kunder terrorizmit, Obama tha se ishte i gatshem te sulmonte caqet e ekstremisteve ne Pakistan, nese Islamabadi e lejonte nje gje te tille. Kandidati republikan McCain theksoi se nuk ishte i gatshem te nderpriste ndihmen amerikane per Pakistanin. Kriza ne sistemin financiar amerikan ishte pjese e debatit. Te dy kandidatet kritikuan bankat per praktikat e tyre, por nuk ofruan ndonje plan konkret per zgjidhjen e krizes.