Obama-Mekejn, ne debat, te barabarte
Nga Steve Holland
Kandidati demokrat, Barack Obama dhe ai republikan, John McCain paraqiten sot pikat kryesore te fushates se tyre presidenciale ne debatin e pare publik ku pati replika te forta, por jo goditje perfundimtare. Pas fillimit te debatit dhe pas disa pergjigjeve te paqarta per ndikimin qe do te kishte zgjidhja e krizes financiare mbi perparesite e buxheteve te tyre, dy kandidatet shprehen ndryshime te dukshme per sa i perket politikes se jashtme dhe ne disa momente padurimi i tyre ishte i dukshem.
Obama mund te kete marre avantazh duke kerkuar barazimin me McCainin, meqenese ai kryeson pothuajse te gjitha sondazhet kur mbeten vetem me pak se 40 dite nga zgjedhjet presidenciale te 4 nentorit. Stafi i Obames e mbeshtet kete rruge, nderkohe qe mbeshtetes te te dy kandidateve u mblodhen ne nje nga sallat e Universitetit ne Misisipi per te shpallur fitues te preferuarin e tyre. "Nuk mendoj se senatori McCain ishte ne formen e tij me optimale", u shpreh guvernatori i Nju Meksikos, Bill Richardson, nje demokrat qe mbeshtet Obamen. "Ai duhej te jepte nje goditje politike perfundimtare, por nuk e arriti kete, ndaj senatori Obama, i cili ishte me i qarte dhe specifik merr nje fitore unanime", shtoi Richardson.
Por, mbeshtetesit e McCainit u shprehen se senatori i Arizones fitoi duke shfaqur nje njohje te thelle te ceshtjeve boterore dhe deshiren per te reformuar Uashingtonin dhe duke e detyruar Obamen te qendronte ne linjen mbrojtese gjate gjithe debatit. Mbeshtetesit shtuan edhe faktin qe gjate debatit Obama kishte thene 11 here se ishte dakord me McCain per disa ceshtje te permendura. "Kur nje person eshte perballe nje kundershtari i cili shprehet 11 here se eshte dakord me ato qe diskuton vete personi, ajo qe kuptohet nga kjo, eshte se personi i pare ka marre drejtimin e debatit, ndersa tjetri po perdor taktiken mbrojtese", deklaroi keshilltari i larte i McCainit, Steve Schmidt. McCain ishte me i prirur per irritime gjate debatit. Ai mberriti ne Misisipi pas 48 oreve shume te veshtira gjate te cilave ai la ne mes fushaten e tij per te punuar mbi nje gjetjen e nje zgjidhje per krizen e industrise financiare dhe u akuzua nga demokratet se po nderhynte aty ku nuk duhej.
Reuters