E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore plagoset me arme zjarri nje 25-vjecar

VLORE- Nje 25-vjecar ka mbetur i plagosur mbremjen e sotme ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur ne rrethana ende te paqarta ne lagjen Pavaresia ne qytetin bregdetar.

Mesohet se 25 vjecari Klevis Gjahtari eshte qelluar me arme zjarri prane baneses se tij ndersa autoret ende te paidentifikuar jane larguar me nje makine me targa te Beratit.

Me te marre sinjalizim policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autoreve.

Nderkohe mesohet se 25 vjecari eshte derguar me urgjence ne spitalin e Vlores me 2 plumba ne trup.

Forca te shumta policore jane vene menjehere ne levizje per kapjen e autoreve duke bllokuar te gjitha rruget qe te nxjerrin jashte qytetit.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›