Kuvendi, 71 vota pro të përndjekurve, shtyhet për 6 muaj aplikimi për dëmshpërblimin
Sipas qeverisë, nga ligji përfitojnë rreth 1500 ish-të dënuar politikë. Opozita kundër: Projektligji dëmshpërblen bashkëpunëtorët e pushtuesve
Eljona Ballhysa
Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 30 kundër dhe një abstenim ndryshimet në ligjin për ish-të përndjekurit politikë. Gjatë seancës së kaluar, maxhoraca e miratoi në parim projektligjin, ndërsa nuk arriti ta votonte në tërësi për mungesë të kuorumit në sallë. Gjatë ditës së djeshme, ligji u votua në tërësi vetëm me votat e maxhorancës për shkak se opozita votoi kundër duke e cilësuar këtë ligj elektoral që synon të dëmshpërblejë bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përfituesit
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, nga zbatimi i këtij ligji mendohet se do të përfitojnë rreth 1500 ish-të dënuar apo të përndjekur politikë. Ligji parashikon ndryshime në Nenin 19 të ligjit ekzistues, duke ndryshuar në këtë mënyrë afatin e aplikimit. Ish-të përndjekurit politikë do të kenë të drejtë të aplikojnë për të përfituar dëmshpërblimin financiar deri në datën 1.7. 2009. Ligji parashikon gjithashtu zgjerimin e kategorive që përfitojnë dëmshpërblim. Në ligjin ekzistues, pikërisht në Nenin 8, ishte parashikuar që përfitues të dëmshpërblimit të ishin rrethi familjar ku përfshiheshin paraardhësit, bashkëshortja dhe fëmijët. Ndërsa në ndryshimet e propozuara mund të përfitojnë edhe vëllezërit, motrat dhe nipërit e ish-të përndjekurit, në ato raste kur ky nuk ka patur bashkëshorte dhe fëmijë. “Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohen, pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, paraardhësit, bashkëshortja, pasardhësit. Në kuptimin e këtij ligji, për personat që nuk kanë familjarë sipas përcaktimeve të pikës së parë të këtij neni, familjarë do të konsiderohen dhe vëllezërit e motrat e tyre, si dhe fëmijët e këtyre vëllezërve dhe motrave. Familjarët në shkallë të parë, sipas Kodit Civil, përjashtojnë familjarët e tjerë”, - shkruhet në ligjin e miratuar dje nga Kuvendi. Ashtu sikurse parashikohet në ligjin ekzistues, kriteret për të aplikuar për të fituar të drejtën e dëmshpërblimit mbeten të njëjta. Në Nenin 4 të ligjit ekzistues parashikohet se i dënuari ose familjarët e viktimave të dënuara, të ekzekutuara apo të pushkatuara, për të përfituar dëmshpërblim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: “të jenë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim dhe dëbim apo të jenë izoluar në hetuesi ose në një institucion mjekësor psikiatrik, për shkak të një vendimi gjykate të formës së prerë, të një akti administrativ apo të urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991”.
Debati
Miratimi i këtij ligji është shoqëruar me debate të ashpra midis pozitës dhe maxhorancës si gjatë diskutimit në komisionet parlamentare, ashtu edhe gjatë seancës së kaluar parlamentare. Deputetët e opozitës e shohin këtë projekt elektoral që synon dëmshpërblimin e bashkëpunëtorëve të pushtuesve. Më i ashpër ka qenë deputeti Pandeli Majko, i cili është shprehur se në asnjë vend të Europës nuk mund të mendohet dëmshpërblimi i bashkëpunëtorëve të nazistëve. Madje, të tillë në Shqipëri, Majko ka cilësuar Ballin Kombëtar, i cili ka bashkëpunuar me gjermanët kundër partizanëve. Kjo deklaratë e Majkos ka nxitur debate gjatë seancës parlamentare, duke sjellë reagimin e kampit të djathtë, të cilët e kundërshtuan duke theksuar se PS-ja ka mbetur trashëgimtare e Partisë së Punës. Ndërsa kryeministri Berisha u shpreh gjatë debatit të zhvilluar për këtë ligj se fatura financiare e tij është e lartë, por qeveria është e vendosur të dëmshpërblejë këtë shtresë të persekutuar të shoqërisë shqiptare.
3 Prill 2009