E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e “30 Vjetorit”, jetesë mes ujërave të zeza dhe fekaleve

03/04/2009  Bashkia të mbyll kanalin e ujërave të zeza, po sëmuremi

BERAT-Tregtarët e tregut industrial në një hapësirë rreth 500 m katror ku ata tregtojnë në sheshin “Demokracia”, pohojnë se problem më i madh për ta është kanali i ujërave të zeza që ndodhet i zbuluar mes sheshit dhe që ka 6 muaj në këtë gjendje. Rritja e temperaturave këto ditë ka vështirësuar situatën në këtë shesh ku jo vetëm tregtarët që mbyten nga era e rëndë e fekaleve, por janë dhe banorët të lagjes “30 Vjetori”, ata që të indinjuar për këtë problem i janë drejtuar dhe pushtetit lokal duke kërkuar zgjidhje sa më shpejt të problemit. Banorët të shqetësuar thonë se bllokohen nga era e rëndë e ujërave të zeza ndaj ditë natë i mbajnë dritaret e mbyllura. Ndërsa tregtarët, të cilët punojnë disa metra larg kanalit thonë se kanë vendosur të protestojnë ndaj këtij problemi që nuk po zgjidhet nga pushteti lokal duke mos paguar taksat e muajit të ardhshëm. Gjithashtu rruga kryesore në këtë lagje që fillon nga bulevardi “Republika”, vazhdon tek kryqëzimi i stadiumit të vjetër dhe përfundon deri tek sheshi para stadium “Tomorrit”, ndodhet në gjendje mizerabël. Kjo rrugë me gjatësi 420 metra me hapësirë trotuaresh deri në 4 m është e shkatërruar si pasojë e dëmtimeve që ardhura në nga mungesa e shkarkimit të kolektorëve të ujërave të bardha, ndërhyrjet inxhenerike etj. Por sipas burimeve nga zyra e urbanistikës këtë rrugë e ka dëmtuar dhe tregu industrial.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›