Investimet, Darzeza shndërrohet në fshat turistik
03/04/2009 Fondi 350 milionë lekë për rrugët
FIER- Fshati Darzezë po investon për turizmin familjar në bregdetin e Semanit. Investimi në rrugët e brendshme prej 350 milionë lekësh do të shtojë më shumë të ardhurat e këtij fshati. Një nga pikat turistike në bregdetin e Semanit është fshati Darzezë. Banorët e këtij fshati duke qenë se bregdeti nuk është më shumë se tre minuta nga ky fshat edhe pse me një infrastrukturë jo të përshtatshme i kanë shfrytëzuar banesat e tyre çdo vit për të dhënë me qira plazhistëve të ardhur nga qytete të ndryshme duke e shndërruar Darzezën në një fshat turistik familjar. Këtë vit dyndja parashikohet të jetë më e madhe kjo për vet faktin se në këtë fshat po investohet për rikonstruksionin rrugor të brendshëm me një investim prej 350 milionë lekësh financuar nga Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim ku investitor është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kanë filluar punimet nga një firmë tenderuese nga Mallakastra, e cila po punon me shpejtësi që brenda 150 ditëve ajo të përfundojë. Mbas përfundimit të rrugës Darzeza do te ketë një qendër, ndërsa do të asfaltohet dhe do të ketë ndriçim dhe trotuare duke e bërë këtë fshat turistik familjar te vizitueshëm, ndërkaq dhjetëra familje po investojnë ose i kanë gati dhomat duke i pajisur me komoditete për tërheqjen e qytetarëve. Kryetari i komunës Dërmënas nga ku varet edhe ky fshat, Fadil Selaci, shprehet se Darzeza ka një popullsi prej 1500 banorësh. Ky investim pritet të shtojë të ardhurat e tyre.