Nxiten qytetarët të mos paguajnë për legalizimet
03/04/2009 U thuhet se në prag fushate do u jepet leje falas
ALUIZNI: Të pavërteta fjalët për faljen e tarifës së objekteve
DURRES- ALUIZNI në Durrës dhe në nënprefekturën e Krujës është përballur dy javët e fundit me tendencën e disa individëve, të cilët shtyjnë qytetarët të mos paguajnë faturën e detyruar për të marrë pronësinë e ndërtimit në kuadër të procesit të nisur. Persona, të cilët synojnë të provokojnë dështimin e këtij procesi legalizimi janë shpërndarë gjithandej në zonat rurale të Durrësit dhe të nënprefekturës së Krujës duke tentuar të “bindin” qytetarët të mos shkojnë në sportelet e pagesës. Drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Andi Lila, dhe përgjegjësi i procesit në nënprefekturën e Krujës, Ilir Dervishi, kanë thënë se “procesi po ecën normalisht dhe se janë gati një numër i konsideruar dosjesh për të afruar certifikatën e pronësisë së objektit e të tokës, ndërsa çdokush që synon të mjegullojë dhe të mashtrojë opinionin me të pavërtetat duhet të përballet me ligjin”. Ndonëse situata duket se po ecën normalisht shqetësimi lidhur me përfoljen se qytetarët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për objektet e ndërtuara pa leje nuk ka kaluar pa u vënë re nga ALUIZNI, por drejtuesit nuk e kanë komentuar faktin. “Nuk janë asgjë tjetër veçse thashetheme. Ne nuk kemi kohë dhe as nuk e kemi ndërmend të merremi me ata persona që mashtrojnë, ndërsa si në Durrës edhe në nënprefekturën e Krujës procesi po ecën shumë normalisht”,-ka thënë Andi Lila. Sot në Durrës është thënë se ALUIZNI do të shpërndajë 230 tapitë e para duke shënuar në këtë mënyrë edhe ditën e parë të shpërndarjes së certifikatave.
Jepen leje legalizimi
Në Elbasan dhe në Fier janë shpërndarë lejet e legalizimeve. Në Elbasan janë dhënë 20 leje, ndërsa pritet që në ditët e ardhshme të jepen dhe 30 të tjera. Përfituesit kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe kanë derdhur edhe shumën që duhet për të përfituar lejen e legalizimit të shtëpisë dhe të rreth 300 metra hapësirë deri në 400 mijë lekë të reja. Ndërkohë në Fier janë ndarë dhe 100 tapitë e para. Në ceremoni mori pjesë dhe drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Shaban Memia. Edhe në këtë rreth të gjithë përfituesit kanë shlyer çdo detyrim ndaj shtetit, ndërsa kanë marrë në dorë tapinë e banesës së ngritur pa leje.