E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, asfiksohen nga karboni burrë e grua

 Ngjarja ndodhi në fshatin Lumalas, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ku kanë gjetur vdekjen shtetasit Sadik dhe Firdez Shaholli, nga 75 vjeç secili.

Dyshohet se ata kanë ndërruar jetë në gjumë, për shkak të asfiksisë nga përdorimi i qymyrit për ngrohje. Ata kishin lënë në një mangall lëndën ngrohëse, e cila ka çliruar sasi të mëdha karboni në dhomë. Kjo ka bërë që çifti të asfiksohet. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. /Start/

                                                                                             2012-01-18 11:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›