E Diel, 1 Nëntor 2026

"Sfidat integruese, BE ka nje plan per Shqiperine"

Ambasadori i Spanjes ne Tirane, Manuel Montobbio ka zbardhur dhe nje here prioritet e vendit te tij, per Ballkanin Perendimor, gjate 6 muajve ne drejtim te Presidences se Bashkimit Evropian. Ne krye qendron zgjerimi proces ky qe do te perballet me sfida nisur dhe nga mjedisi i ri politik dhe ekonomik i vete unionit. Montobio u ndal posacerisht tek Shqiperia, duke theksuar se ecja perpara e vendit ne procesin e zgjerimit do te varet shume nga situata politike, e cila nuk duhet kurrsesi sic tha diplomati spanjoll te jete jashte vemendjes se BE. "Ka nje plan per Shqiperine drejt integrimit i percaktuar qarte edhe ne Progres-Raport. Ceshtjet kyc qe duhen zgjidhur jane forcimi i ligjit, pavaresia e gjyqesorit, reforma ne drejtesi, pasja e nje sistemi elektoral te konkurrueshem dhe me standarde te BE dhe jo vetem kjo por edhe zhvillimi i zgjedhjeve, si dhe pranimi i tyre nga te gjitha palet. Nje administrate konkurruese dhe forcimi i luftes ndaj krimit dhe korrupsionit jane gjithashtu te rendesishme. Sfida kryesore per Shqiperine eshte te mos pasurit te nje pakti per tejkaluar situaten aktuale, te mos pasurit te paktit per reformen ne drejtesi. Megjithate jam i sigurt se Shqiperia eshte e afte te ece perpara ne marredheniet me BE",-tha Montobio, i ftuat ne tryezen me teme "Prioritetet e Presidences spanjolle te P\E, sfidat per Ballkanin Perendimor dhe Shqiperine, te organizuar nga Keshilli Shqiptar per marredheniet me jashte. Keshtu, Kur tashme ka marre presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, Spanja perforcon qendrimin ndaj shtetit shqiptar per te konsoliduar demokracine nepermjet zgjedhjeve te pranuara nga te gjitha palet. Ambasadori i akredituar ne vendin tone, Montobbio, i ka kujtuar ekzekutivit shqiptar se duhet te plotesohen nje sere kushtet, per te qene ne te ardhmen pjese e BE. "Metamorfoza juaj duhet te ece ne drejtimin e duhur. Duhet te respektohen standarde, sic jane zgjedhjet. Ato duhet te jene te pranueshme nga te gjitha palet", u shpreh Montobbio. Ambasadori spanjoll vijoi apelin ndaj qeverise shqiptare dhe sa i takon perspektives se saj per te qene pjese e BE, pas marrjes se Pyetesorit. Ai pohoi se nuk duhet thjesht te jepet pergjigja e pyetjeve, por sesa eshte e gatshme Shqiperia t'i permbushe ato. Ne kete pike ambasadori spanjoll theksoi nevojshmerine e te qenit shtet i konsoliduar. "Ju jeni te mirepritur ne BE, por per kete duhet te jeni shtet, shtet ne kuptimin e plote te fjales. Ky proces zgjerimi eshte si bashkeveprimi elektrik. Keni disa tela qe duhet te funksionojne. Ju duhet te adoptoheni me kerkesat e BE, pra te lidhni kabllot. Ne rast se vendoset kjo lidhje, atehere kjo procedure do te jete e njejte me vendet e tjera," u shpreh ai. Deklaratat e diplomatit spanjoll vijne ne nje moment kur Shqiperia aspiron te behet pjese e vendeve te tjera te Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›